Maca me ngjyrë të gjelbërt flureshente

Kuriozitete

mace

I ka qimet ngjyrë të gjelbër macja e bukur që jeton në Varna, në Bullgari, ku për ngjyrën e saj brilante, është shndërruar në një yll të vërtetë.

Për macen e Detit të Zi, kanë zbritur në fushë disa organizata në mbrojtje të kafshëve që kanë nisur një protestë në rrjetet sociale kundër atij që ka lyer kafshën me atë ngjyrë.

Në të vërtetë është zbuluar se macja ka ngatërruar gjithçka vetë. Ka shkuar të qëndrojë një garazh të vjetër, ku gjendeshin të braktisura prej kohësh disa kuti qumështi të mbushura me bojë jeshile. Dhe duke u zhytur me kokë e trup në to, ka marrë një ngjyrë fluoreshente të gjelbër.

mace1

mace2