Alienët duan të kontaktojnë me Tokën

Kuriozitete

alienet 550x371

Disa valë që kapin rrezatimet kanë detektuar 6 shpërthime të fuqishme 3 miliardë vite dritë larg planetit tonë.

Lokacioni ka kapur dhe 11 shpërthime të tjera nga i njëjti vend. Shkencëtarët besojnë se ky sinjal vjen nga një yll i ri neutron.

Ndërkohë që burimi i valëve qëndron ende i panjohur, shumë studiues sugjerojnë se shpërthimi misterioz i energjisë mund të jetë shenja e alienëve që po përpiqet të kontaktojnë.

Valët u lokalizuan nga shkencëtarët e universitetit McGill në Montreal, të cilët përdorën teleskopin Green Bank në Virxhinian perëndimore dhe në observatorin e Porto Rikos.

Më parë janë zbuluar valë të tilla dhe shkencëtarët kanë bërë kërkime të mëtejshme nëse këto ishin vërtetë mesazhe nga jashtëtokësorët.

Nëse në univers ka shenja aliene, Stephen Hawking mendon se jemi përfshirë në një lojë të rrezikshme duke u përpjekur për t’i kontaktuar./tvklan.al