Këto janë rastet pas të cilave duhet të vizitoheni urgjent nga okulisti!

Kuriozitete

syri
1.Po shihni rrjeta merimangash ose drita të ngjashme me vetëtimat
Këto simptoma mund të tregojnë se retina dhe enët e gjakut në syrin tuaj mund të jenë çarë.
2.Ju dhembin sytë ose ju djegin
Mund të bëhet fjalë për një inflamacion dhe irritim të thjeshtë, ose edhe për një infeksion që mund të kërkojë kirurgji të syrit.
3.Keni skuqje ose tharje të syrit
Skuqja tregon irritim të syrit edhe prej një faktori të jashtëm mëse të zakonshëm. Por kur ajo shoqërohet me tharje të syrit, do të thotë se trupi tuaj nuk prodhon mjaftueshëm lot për ta mbajtur syrin të hidratuar. Një mjek do të përcaktojë nëse ju duhet diçka më shumë sesa thjesht lot artificialë.

syte
4.Keni një nishan të ri në sy
Nëse e keni pasur gjithnjë nj nishan në sy, okulisti juaj me siguri ju ka vënë në dijeni. Por nëse ju është shfaqur një i ri, duhet të vizitoheni sa më shpejt. Ndonëse juanë raste të rralla, këto nishane mund të shndërrohen në kancerogjene ndaj duhen vëzhguar nga specialistët.
5.Po shihni dyfish
Shikimi i dyfishtë nga të dy sytë, do të thotë se muskujt nuk janë në drejtimin e duhur. Kjo mund të vijë si pasojë e një problemi neurologjik, ndoshta nga një tumor në tru ose një krizë. Shikimi i dyfishtë në vetëm njërin sy, që është më i rrallë, mund të vijë si pasojë e një katarakti ose problemeve me retinën.