Shpëtoi 12 fëmijët nga shpella, tashmë në gjyq me Elon Musk!

Lifestyle

elon
Vernon Unsworth, është gjeniu britanik i cili ideoi të gjithë planin e shpëtimin për 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre të cilët u bllokuan brenda një shpelle për më tepër se dy javë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për CNN, ai është shprehur se do të nisë një proces gjyqësor kundrejt miliarderit Elon Musk.

elon musk

Elon, i cili ka krijuar një pasuri të madhe nga shpikjet e tij, kishte propozuar të shpikte një nëndetëse për të shpëtuar fëmijët, por pas testimeve ajo u hoq me urdhër të Forcave të Marinës. Për këtë arsye, ai bëri një deklaratë kur teksa përmendte drejtuesin e zhytësve, përdori fjalën “pedo” (pedofil). Për këtë arsye, Vernon do të kërkojë të hapet një çështje gjyqësore.