Bëhuni gati për 6 marsin, ditën e ndryshimeve të mëdha!

Kuriozitete

6marsi
Ky mars ka nisur me ngjarje të rëndësishme astrologjike, ku më e madhja pritet të ndodhë më 6 mars. Urani, planeti i ndryshimeve do të zhvendoset në shenjën e Demit, ku do të qëndrojë për 7 vite me radhë.Ndodh që kjo ngjarje të rastisë me Hënën e Re tek Peshqit dhe siç ju njoftuam më parë, edhe Mërkuri do të jetë në prapavijë 1 ditë më parë. Duket, se 6 marsi është një ditë e mbushur me tension për gjithë universin.Diçka e madhe pritet të ndodhë e shoqëruar nga ndryshimi drastike.Si do të ndikojë tek shenja juaj?

Dashi

Do të doni të ndryshoni stilin e jetesës, sjelljen tuaj kundrejt parave apo mënyrën se si i shpenzoni ato. Do të zbuloni talente që s’e dinit që i kishit.

Demi

Jeni gati për të bërë ndryshimin e madh të jetës. Ndoshta do të ndryshoni statusin, vendin e punës apo diçka tjetër që do t’ju bëjë të nisni një rutinë të re.

Binjakët

Do të përjetoni një ndryshim të madh që lidhet ngusht me intuitën tuaj. Do ta gjeni veten duke thënë: “Po ky mendim, nga më erdhi?!”

Gaforrja

Shoqëria do të ndryshojë për ty. Ndoshta do të gjeni kurajon të hiqni dorë nga njerëzit toksikë në jetën tuaj dhe kështu i lini hapësirë njerëzve interesantë në jetën tuaj.

Luani

Jeni gati për të marrë përgjegjësinë e punës suaj të re, ose do t’i përkushtoheni me gjithë energjinë që keni pasionit tuaj të madh.

Virgjëresha

Këtë periudhë do t’ja dedikoni edukimit. Çfarë mund të mësoni për t’u rritur financiarisht?