Çfarë duhet t’i shtoni pjatave tuaja, që niveli i antioksidantëve të jetë aq i lartë sa të mos sëmureni kurrë

Kuriozitete

Kategoria e ushqimeve që ka përbërjen më të madhe të antioksiduesve janë barërat dhe erëzat.

Le të supozojmë se po përgatisni një pjatë të shëndetshme me makarona integrale dhe salcë marinara. Në total, këta përbërës arrijnë një rezultat prej 80 njësish të fuqisë antioksiduese (rreth 20 prej makaronave dhe 60 nga salca). Shtoni edhe një grusht me brokoli të zier në avull dhe do të përfitoni një vakt të shijshëm prej 150 njësish. Jo keq. Tani shtojini një lugë çaji rigon të thatë ose borzilok, vëllai binjak i butë dhe i ëmbël i rigonit. Vetëm duke shtuar erëzat ju e dyfishoni fuqinë antioksiduese të ushqimit tuaj me më shumë se 300 njësi.

Si thoni për një tas me drithëra për mëngjes? Duke shtuar vetëm gjysmë luge çaji kanellë, ju mund ta rrisni fuqinë antioksiduese të ushqimit tuaj nga 20 njësi në 120 dhe nëse i përballoni të gjitha këto, duke shtuar vetëm pak karafil mund ta çoni mëngjesin tuaj në një rezultat antioksidues prej 160 njësish. Vaktet me bazë bimore priren të jenë më të pasura me antioksidues, por nëse u shtoni edhe ca erëza ato do t’i bëjnë ushqimet dhe jetën tuaj edhe më të shëndetshme.

Informacioni është shkëputur nga libri: Ushqimet që shpëtojnë jetë sjellë në shqip nga Botimet LIVING.