Coronavirusi, Dhurata Thanasi: Është koha të hamë këto ushqime “Made in Albania”

Kuriozitete

Përveç respektimit të rreptë të kushteve të higjenës, forcimi i sistemit imunitar është i rëndësishëm për të shmangur prekjen nga koronavirusi i ri. Ekspertja e ushqimit, Dhurata Thanasi sugjeron një listë ushqimesh ‘të blinduara’ në vlera ushqyese si antioksidantë, vitamina, minerale, veti antibakteriale e antivirale, etj.

“Fara lini, vaj ulliri të mirë, tërshërë, kefir, kos, limona, portokalle, propolis, perime të gjelbra, hikër, ose grurë saraceno.” Për të është e rëndësishme që këto ushqime të jenë të tokës sonë dhe sa më natyrale. “Sot më shumë se kurrë përdor Made in Albania dhe mos u paniko”, shkruan ajo.