Dieta ushqimore ka një rol të rëndësishëm për shëndetin mendor

Kuriozitete

ffdfddffd

Psikiatrët kohët e fundit kanë nxjerrë studime që përveç mënyrës së jetesës, nëshëndetinmendor ndikon edhe ushqimi. 

Një grup shkencëtarësh nga Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve Psikiatrike, argumentojnë se dietaushqimore është po aq e rëndësishme për psikiatrinë sa për kardiologjinë dhe gastro-enterologjinë.

Me rreth 450 mln njerëz në mbarë botën që vuajnë nga çrregullimet mendore, një nga autorët e studimit dr. Drew Ramsey përmend rëndësinë e disa lëndëve ushqyese të caktuara për shëndetin e trurit, përfshi acidin yndyror Omega-3, vitamina D, vitamina B, zinku, hekuri dhe magnezi. 

Dietat moderne, të dendura në kalori, kanë tendencën të kenë mangësi të këtyre lëndëve të rëndësishme ushqyese, që mund të kontribuojnë në kushtet e shëndetit mendor. Shumë studime kanë lidhur depresionin me sasi të vogla të vitaminës B, ndërsa mungesa e vitaminës D luan rol në zhvillimin e skizofrenisë tek fëmijët.