Dikush pyeti një herë Sokratin… Gjërat që themi dhe gjërat që duhet të lëmë pa thënë

Kuriozitete

sokrati 1

Dikush pyeti një herë Sokratin:

“A e di se çfarë më ka thënë për ty, miku yt?”
“Prit një sekondë”, e ndali Sokrati. “Çdo gjë që thua, duhet që më parë ta filtrosh përmes tre sitave”.
“Tre sitave?”
“E para është sita e të vërtetës. A je i sigurtë që ajo që do të më thuash është e vërtetë?”
“Jo, sapo e dëgjova”.
“Atëherë nuk e di në është e vërtetë apo jo. Atëherë kalojmë tek sita e dytë – sita e të mirës. A do të më rrëfesh një gjë të mirë?”
“Jo. E kundërta”.
“Atëherë”, tha Sokrati, “do të më thuash diçka të papëlqyeshme, por as nuk je i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. Le të provojmë sitën e tretë – sitën e dobishmërisë. A është vërtetë e domosdoshme që unë ta dëgjoj atë që do të më thuash?”
“Jo, nuk është e domosdoshme”.
“Atëherë”, përfundoi Sokrati, “ajo që do të më thuash nuk është e vërtetë, e mirë, apo e domosdoshme. Atëherë, përse duhet të ma thuash?”

Burimi: Bota.al