Doni të rrisni flokët? Ja si mund t’ia dilni brenda pak kohësh!

Kuriozitete

hairrrrr
“Flokët rriten afërsisht rreth 2 cm në muaj,” thotë parukieri i VIP-eve të famshme, Mark Townsend. “Madje mund të jetë shumë e vështirë edhe nëse flokët janë të shëndetshëm.” Pra, nuk qenka aspak e thjeshtë.Nëse vini re që flokët nuk ju rriten mjaftueshëm ose nuk ju rriten fare, me disa teknika të thjeshtë mund të përshpejtoni procesin.

1. Shkurtojini vazhdimisht.

Si për ironi, gërshëra është mikja juaj. E dimë që duket e çuditshme, por duke prerë majat, flokët do të jenë më të shëndetshëm. Majat dyshe ose të dëmtuara këputen dhe rrjedhimisht flokët nuk rriten shpejt.

2. Përdorni balsam.

Sigurohuni që të zgjidhni balsamin e përshtatshëm për llojin e flokëve tuaj. Balsami i zbut dhe i ushqen fijet.

3. MOS i lani çdo ditë.

Qëllimi i shampos është që të largojë papastërtitë, por shumica e tyre përmbajnë sulfate, që largojnë vajrat e domosdoshëm. Kësisoj flokët nuk janë më të shëndetshëm.

4. Lajini flokët me ujë të vakët.

Uji i vakët është më i përshtatshëm për skalpin duke parandaluar humbjen e lagështirës. Uji i nxehtë ka tendencën t’i thajë flokët dhe të dëmtojë lëkurën.