Cfarë mendoni se është gjetur së fundmi në mars?

Kuriozitete

ball mars-580x338“Curiosity”, roboti i NASA-s i ndodhur në sipërfaqen e Marsit që prej dy vitesh, ka gjetur një objekt mes shkëmbinjve të thepisur që ngjason shumë me një top futbolli.

Jo, nuk është mbetje nga një lojë futbolli e realizuar mes Marsianëve dhe as nga alienët. Në fakt sipas Discovery News është një lloj guri i cili shërben si provë e ekzistencës së ujit në të kaluarën.

Evidenca të tjera për ekzistencën e ujit janë sjellë më parë nga ky robot, të tilla si një masiv guror i vendosur në formën e një semafori rrugor.