Fakte interesante mbi kohën dhe orën

Kuriozitete

Nëse pyesni veten përse duhet ta çoni orën pak më përpara në mars, duhet të dini se “kursimi i kohës së ditës” filloi si një shaka e Benjamin Franklin. Ai propozoi që njerëzit të zgjohen më herët gjatë ditëve të verës, në mënyrë që ata të punonin më shumë gjatë ditës dhe të kursenin qirinj. Kjo ide u prezantua në Britaninë e Madhe në vitin 1917 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Duke vëzhguar sesa shpejt shkëmbenin paratë bankierët, sa shpejt ecnin këmbësorët dhe sa shpejt flisnin punonjësit e postës, psikologët zbuluan se tre qytetet më të shpejta në SHBA ishin Bostoni, Bufalo dhe Nju Jorku.

Një sekondë përcaktohej si 1/86,400 e gjatësisë së një dite. Megjithatë, rrotullimi i Tokës nuk është krejtësisht i besueshëm. Ndërthurja baticore mes Diellit dhe Hënës e ngadalëson planetin tonë dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekonda për çdo shekull.

Ora më e saktë në botë gjendet në Institutin Amerikan të Standardeve dhe Teknologjisë në Kolorado, që mat dridhjet e çdo atomi mërkuri. Në një miliard vjet, kjo orë nuk do të ketë pasaktësi asnjë sekondë.

Ajnshtajni provoi se graviteti e bën kohën më të ngadaltë. Për këtë arsye, pasagjerët e aeroplanëve që fluturojnë drejt vendeve ku graviteti është më i dobët, plaken disa nanosekonda më shumë.

Sipas teorisë kuantike, çasti më i shkurtër i kohës që mund të jetë real është i njohur si koha planck ose ndryshe 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.