Fiksojeni këtë datë: 21 janari iu ofron «Hënën e plotë të përgjakur»!

Kuriozitete

hena
Në 21 janar do të ndodhë eklipsi i Hënës së përgjakur. Ai do të ndodhë ndërkohë që DIelli ësht ënë shenjën e Ujorit ndërsa Hëna në Luan. Në astrologji, eklipset të shtyjnë për të bërë shumë progres në një periudhë të shkurtër kohore. Kjo periudhë mund të jetë pak e vështirë, derisa ju të përshtateni me rrethanat e reja. Eklipset hënorë janë emocionale dhe të qeta, si dhe simbolizojnë mbylljen e një cikli. Ky eklips do t’iu kërkojë të reflektoni rreth mënyrës sesi lidhjet kanë ndikuar tek ju në 2 vitet e fundit. Ka gjithashtu mundësi që dikush t’iu shprehë dashurinë ose të kuptoni se keni ndjenja për dikë tjetër. Hëna e përgjakur përpiqet t’iu kujtojë se duhet të kuptoni dhe zotëroni atë çka ju bën ndryshe nga të tjerët.