Filadelfia energji elektrike përmes parave të vjetra

Kuriozitete

parate e vjetra 2
Filadelfia qyteti më i madh në Pensilvani, ka vendosur që të ndryshojë sistemin e riciklimit të parave të vjetra dhe tani do t’i djegë ato në mënyrë që t’i përdorë për fitimin e energjisë elektrike.

Më parë Filadelfia ka qenë sikur shumë vende tjera të Amerikës, ku riciklonin paratë e vjetra të letrës, dhe vetëm gjashtë për qind e tyre mbetnin të paricikluara. Kjo i bie rreth 5 mijë tonë letër me vlerë e ricikluar për një vit.

Ndërkohë që Filadelfia s’është vendi i parë në Amerikë që ka nisë me djegien e parave të vjetra për të fituar energji elektrike dhe Los Angelesi për një vit djeg rreth 500 tonë të letrave me vlerë për këtë destinacion.