Futbollistit i vjedhin dy super-makina teksa flinte në shtëpi

Kuriozitete

162756
Dy makina me vlerë rreth 160 mijë sterlina i janë vjedhur sulmuesit anglez Darren Bent teksa ky i fundit ishte duke fjetur në banesën e tij në Little Aston, pranë Sutton Coldfield.

Bëhet fjalë për një Range Rover dhe një Audi RS6 luksoz, që të dyja me një vlerë të përafërt prej 80 mijë sterlinash.

Policia po vijon hetimet për gjetjen e makinave dhe autorëve të grabitjes.