(Galeri) Filipine, rituali horror që “ringjall” të vdekurit

Kuriozitete

jj

Ndër të gjitha ritualet dhe ceremonitë më të çuditshme e të frikshme në botë, “Rituali i zombive” në Toraja të Indonezisë është ai më i pazakonti.

Disa foto të publikuara nga “Mirror” tregojnë më së miri detajet e kësaj ceremonie.

E gjitha konsiston në zhvarrosjen e trupave të të afërmve për t’i mbajtur gjithmonë në zemër e në mendje.

Përveç arkivoleve që riparohen dhe zbukurohen si të ishin të rinj, trupat e pajetë zbukurohen me veshje nga më të shtrenjtat, u krihen flokët (nëse u kanë mbetur), u sigurohen bizhuteri nga më të ndryshmet dhe shëtiten nëpër rrugët e provincës.

Ky ritual është tepër i kushtueshëm, sepse indonezianët besojnë se njeriu duhet të jetë sa më i pastër, sa më i bukur dhe sa më i mbajtur në jetën e përtejme, prandaj të gjitha bizhuteritë, veshjet dhe produktet e tjera janë tepër të shtrenjta.

Galeria e mësipërme do t’ju tregojë më shumë lidhur me këtë traditë qindravjeçare.