Google i jep kuptim festave, rikthen «I vetëm në shtëpi»

Kuriozitete

homelabnod.jpg

Atmosfera e festave të fundvitit nuk është asnjëherë e plotë nëse pjesë e tyre nuk është filmi “I vetëm në shtëpi”. Duke qenë se filmi është shumë i vjetër, “Google”e ka modernizuar duke shkëputur momentet kryesore të filmit për reklamën e tij. Protagonisti i reklamës është Macaulay Culkin, tashmë jo si një djalë i vogël, por si një 38-vjeçar. Nëpërmjet kësaj reklame është promovuar “GoogleAssistant” dhe ka ardhur në momentin më të mirë të mundshëm për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Edhe pse shumë vite pas, Macaulay na ka sjellë një “Kevin McCallister” të jashtëzakonshëm që na sjell kujtime të bukura sa herë e shohim.