Ledri pas Taynës, vjen në një bashkëpunim me këngëtaren që të gjithë e duam?

Showbiz

ledrifina.jpg

Ledri Vula është nga ata këngëtarë që edhe sikur të lançonte çdo ditë këngë nuk do të na mërzitej. Bashkëpunimet e tij kanë qenë të shumta, por mbi të gjitha kanë qenë hite që i rezistojnë kohës. Së fundmi, ai publikoi bashkëpunimin Aje me Taynën ku kapën 1 milionë klikime për 12 orë. Këtë bashkëpunim duket se e kanë pëlqyer edhe artistët e tjerë, ndaj e kanë ndarë në profilet e tyre duke komplimentuar dhe mbështetur kolegët.
Një prej tyre ka qenë edhe Nora Istrefi, e cila nuk ka shumë kohë që ka publikuar bashkëpunimin e saj me Skerdin. Në publikimin që ajo ka bërë për këngën Aje të kolegëve të saj, Ledri ka bërë një koment shumë të veçantë dhe të paqartë: “Noriaan :’)”. Shpesh komentet enigmatikë dhe që zgjojnë kureshtje, fshehin një bashkëpunim të ardhshëm, por këtë duhet të na e konfirmojnë ata vetë.

 

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Dec 18, 2018 at 10:01am PST