Ja se çfarë tregon veshja për personalitetin tënd…

Kuriozitete

rroba
Veshja është një mënyrë e mirë me të cilën ju mund të komunikoni se kush jeni. Ju pëlqejnë ngjyrat apo vishni gjithëmonë rroba të zeza? Sportive,casual apo stil zyrtar? Nuk duhet të surprizoni, por duhet ta dini se garderoba mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj.
Veshjet me ngjyra
Nëse jeni njeri që ju pëlqejnë veshjet me shumë ngjyra dhe ekperimentoni shpesh me ngjyrat, ju jeni një njeri shumë miqësor, dhe sharmant. Përgjithësisht ju pëlqen vëmendja dhe prania e njerëzve të rinj.
Veshje të zeza
Nëse vishni gjithmonë rroba në ngjyrë të zezë, gri apo blu, do të thotë se jeni një njeri i pastër. Jeni shumë të mprehtë dhe cilësoheni si të sofistikuar, të sjellshëm dhe të organizuar.
Rroba me printime
Nëse veshjet tuaja janë me printe numrash, forma gjeometrike ose tribale do të thotë se jeni një njeri i guximshëm. Ju pëlqen të shprehni individualitetin tuaj dhe jeni shumë kreativë dhe ekspresiv.
Veshje të gjera
Jeni një njeri që ju pelqen komoditeti dhe dëshironi të ndiheni rehat. Jeni një njeri me mendje të hapur. Rrobat e gjera tregojnë se jeni më pak konservator dhe keni mendime liberale.
Vishni rroba të ngushta
Nëse vishni rroba të ngushta, do të thotë se jeni konservator, keni mendje të ngushtë dhe qëndroni brenda normave të vendosura nga shoqëria.