Jeni supersticiozë? Ja në cilën përiudhë të vitit duhet të prisni flokët!

Kuriozitete

prerje

Për të gjithë ata të cilët janë të fiksuar me besëtytnitë, të paktën përsa i përket atyre estetike kemi një këshillë. Nëse doni që flokët tuaj të rriten më shpejt dhe të jenë të shëndetshëm, atëherë duhet t’i prisni në një periudhë të caktuar të vitit.

Konkretisht, periudha ideale është Pranvera. Është fiks momenti për të ndryshuar modelin e flokëve, për t’u dukur më të freskët dhe plot jetë. Sipas një studimi, flokët tuaj do të jenë më te dëndur dhe të shëndetshëm, nëse i prisni në këtë periudhë. Gjithashtu, mos harroni që është mirë t’i prisni afër fundit të muajit. Pasi ditët e fundit të muajit, Hëna vjen duke u plotësuar dhe sa më e plotë të jetë Hëna, aq më shumë do të ndikojë në rritjen e flokëve tuaj. Paçi fat!