Ju që keni këto “vese”, sipas studimeve mund të jetoni deri në 100 vjeç

Kuriozitete

Nuk e ndjeni peshën e moshës: dhe pse jeni 55 ju ndiheni 35! Kjo është diçka e mirë e mirë për jetëgjatësinë, sipas një studimi të fundit britanik. Personat që ndjeheshin tre ose më shumë vite më të rinj se mosha e tyre reale kishin më pak gjasa të vdisnin gjatë një periudhe tetëdhjetë vjeçare.

Gratë që konsumonin perime dhe fruta kishin një shans 46% më të ulët të vdekjes  krahasuar me ata që i hanin ato rrallë, sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit prej 700 pjesëmarrësve në moshën 70 vjeçare.

Njëqindvjeçarët ndajnë një numër të njëjtë tiparish të personalitetit, duke përfshirë optimizmin dhe gëzimin, sipas një studimi të vitit 2012 të 243 vullnetarëve në revistën “Aging”. Të jesh i adaptueshëm dhe fleksibël i ndihmon njerëzit të shmangin stresin dhe ankthin, gjë që mund të rrisë jetëgjatësinë.

Të moshuarit me nivelet më të larta të  acideve yndyrore omega-3 në gjak kanë jetuar mesatarisht dy vjet më shumë se sa ato me nivele më të ulëta, u gjet nga një studim i Harvardit.

Ne e dimë se të hahet një dietë mesdhetare me vaj ulliri, bishtaja, arra, si dhe fruta, perime dhe peshk është lidhur me një jetë më të gjatë. Por studimi më i ri i Harvardit i më shumë se 4600 grave zbulon efektin e  një ushqimi të mirë. Studimi zbuloi shënoi ata që kishin një stil ngrënie si ai më sipër kishin më pak plakje qelizore.

Gratë me një bel prej 90 cm ose më shumë kishin një jetëgjatësi që ishte pesë vjet më e ulët pas moshës 40 sesa gratë me një bel prej 60 cm ose më pak. Për meshkujt, një bel prej 100cm ose më shumë lidhej me një ulje trevjeçare të jetëgjatësisë në krahasim me ato me një bel prej 80 cm ose më pak.