Kompjuterët janë të padëshiruar në universitetet Holandeze

Kuriozitete

20141223171724-kompjuteret-jane-te-padeshiruar-ne-universitetet-holandeze-m
Dy profesorë nga Universiteti Groningen, Holandë, kanë ndaluar studentët të marrin dhe përdorin kompjuterët (laptop) në leksione.

Këta profesorë mendojnë që përdorimi i kompjuterëve ndikon negativisht në mësimin dhe cilësinë e tij.

“Kompjuterët tërheqin vëmendjen e studentëve nga leksionet e profesorit, dhe i nxisin ti hedhin një shikim Facebook-ut dhe postës elektronike”, thonë profesorët, transmeton gazeta studentore holandeze “Veto”.

Në bazë të rezultateve të para të ndalimit, profesorët kanë dalë në konkluzionin që mungesa e kompjuterëve mundëson atmosferë më shumë bashkëpunim.

“Studentët ju shikojnë në sy, ndjekin se çfarë flisni dhe punojnë së bashku.”