Ky planet po rrotullohet në drejtim të kundërt

Kuriozitete

vsvvssv.jpg

Mërkuri ka hyrë në fazën e tërheqjes, një fazë kjo që u mundëson vëzhguesve të qiellit të kënaqen me pamjet por e tmerrshme për të tjerët. Të paktën kështu thotë astrologjia.

Sipas astrologëve, kjo fazë në të cilën ka hyrë Mërkuri ka ndikim negativ në komunikacion, teknologji, biznes dhe udhëtime. Kjo ngjarje po fajësohet për shumë gjëra të këqija dhe të papritura që mund të ndodhin deri në përfundimin e saj. Të gjithë planetët dhe objektet në sistemin tonë diellor e kalojnë këtë fazë, jo vetëm Mërkuri.

Marsi është jashtëzakonisht i veçantë në këtë fushë, për shkak se kjo fazë në këtë planet ndodh vetëm njëherë në dy vjet dhe se mund të shihet vetëm në qiellin e natës, shkroi Washington Post. Faza e tërheqjes është kur planetët lëvizin në drejtim të kundërt në raport me planetët e tjerë, nga perëndimi në lindje. Astronomët thonë se planetët jo vetëm që po e ndryshojnë drejtimin, por po duket se po lëvizin në një mënyrë ndryshe nga Toka. /noa.al/