Mamaqi komenton në foton e CR7-ës: Njerëzit s’kanë bukë, ti shkon në Dubai

Kuriozitete

ronaldi
Cristiano Ronaldo i kaloi pushimet e fundvitit në Dubai në shoqërinë e Irina Shayk, djalit dhe miqve të tij, por një gjë e tillë duket se e ka irrituar artistin shqiptar Ermal Mamaqi, i cili ka komentuar mbi foton e portugezin.

“Topi i Artë” publikoi në Facebook-un e tij një foto teksa ndodhej mbi jaht dhe menjëherë ka ardhur komenti i Mamaqit, raporton Portali Albeu.

“Plako po të ishe Shqiptar do të të kishin myt me komente tani. Njerëzit s’kanë bukë të hanë kurse ti ikën në Dubai.
Boj qef lali”, lexohet në komentin e Ermal Mamaqit.

166260