Ndërtohet Arka e Noes, të krishterët presin shiritin

Kuriozitete

wfewffw

Një grup i të krishterëve të cilët besojnë se çdo fjalë e Biblës është e vërtetë kanë prerë shiritin në Arkën e Noes, një imitim 510 metra e gjatë që ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë për t’u ndërtuar, shkruan Daily Mail.
Arka e Noes është ndërtuar në Kentucky, rreth 20 milje në jug të Cincinnatit nga australiani Ken Ham.
Projekti për ndërtimin e saj kishte nisur që në vitin 2010 dhe nuk është pritur mirë nga kritikët.

MOS E HUMBISNI: 5 VENDE NË NORVEGJI QË DUKET SIKUR KANË DALË NGA PËRRALLAT
Arka e Noes është ndërtuar duke u bazuar në dimensionet biblike, ku në brendësi të saj gjendet skena biblike dhe dinozaurë të vegjël.
Për projektuesin Ham, Arka e Noes është një dëshmi se tregimet e Biblës janë të vërteta. Ajo do të jetë e hapur për publikun duke filluar nga nesër.
Arka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot. Sipas traditës biblike, Arka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.

erreer