Një eksperiencë për të mos u humbur, për të gjithë adhuruesit e qenve Husky!

Kuriozitete

husky

Adhuruesit e qenve Husky siberian në Tajlandë kanë mundësinë që pasi të pinë kafe ose edhe diçka tjetër, të shoqërohen nga diçka që ndoshta ndodh vetëm në këtë kafene e cila quhet “True Love Caffe”Pasi të kenë pirë kafenë, ata ftohen të lajnë duart, në këpucë të vendosin “mbrojtëse” (për të mbrojtur qentë nga bakteret e jashtme) dhe duhet të presin.Pronarët pastaj hapin derën, dhe, sipas të ftuarve, ata lirojnë rreth 20 prej qenve të tillë. Duke qenë pranë tyre, ata mund të bëjnë fotografi, luajnë me ta dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për pronarin i cili thuhet se merret me kultivimin dhe shitjen e tyre kështu që ata vendosën të zgjerojnë biznesin pak dhe të ofrojnë diçka të re.