Njerëzit që i përkasin këtyre shenjave, duken sikur janë gjithmonë me nerva…

Kuriozitete

nerva
Disa njerëz mund të mos jenë në humor, por sërish levizjet e tyre tregojnë interes ndaj personit që kanë përballë, ashtu si shumë të tjerë janë mëse të qetë , por të tjerët mendojnë se ata janë me nerva apo të mërzitur .

gaforrja
Gaforrja
Një gaforre duket gjithmonë sikur nuk është në humor, kjo falë ndjeshmërisë së lartë të kësaj shenje. Ato ndikohen thuajse nga çdo gjë dhe biseda më e shkurtër e trishtë, mund t’i prishë gjithë ditën gaforres. Ajo mund të jetë elumtur me jetën e saj, por pamja e pikëllyer gënjen të tjerët.

virgjeresha
Virgjëresha
Duke qenë se duan të kenë nën kontroll gjithçka kjo shenjë krijon përshtypjen tek të tjerët se është me nerva apo diçka e shqetëson ! Të qenët kontrolluese dhe nënshtruese është në karakterin e virgjëreshës por kjo nuk do të thotë që është një shenjë e palumtur.

akrepi

Akrepi
Akrepi është një shenjë indiferente dhe nëse duket sikur është me nerva është thjesht sepse nuk ka interes për bisedën apo rrethin e njerëzve nga të cilët rrethohet ! Fytyra e një akrepi i thotë të gjitha.

bricjapi

Bricjapi
Bricjapi është shenjë cinike dhe nuk ka kohë të humbasë për të lënë një përshtypje të mirë, por gjithmonë është në kërkim të kohës për të qenë sa më produktiv. Në rast se diçka nuk i pëlqen,apo nuk bëhet sipas atij, ai thjesht do e shprehë me mimikë dhe jo me fjalë ! Mund të ngjajë me nerva , por në fakt në mendje thjesht po përpunon idetë se si t’i dalë e tija.