Një vit pas lindjes, Beyonce publikon më në fund foto të binjakëve!

Showbiz

beyonce binjak
Prej muajsh i është përkushtuar turit me bashkëshortin e saj Jay Z, por Beyonce po mundohet të gjej pak kohë edhe për familjen. Çifti i njohur i ka mbajtur fëmijët me vete këtë herë, por koha kushtuar atyre ka qenë e reduktuar. Megjithatë pak shkëputje në një jaht luksoz ka qenë një zgjedhje e mirë nga këngëtarët.

binjake

Pas fotove nga paparacët gjatë pasdites mes luksit, Beyonce ka publikuar vetë një foto me më të vegjëlit. Rumi dhe Sir Carter tashmë janë 13-muajsh, por fotot e tyre janë shumë të rralla. Të vegjëlit rriten çdo ditë dhe ngjajnë shumë me motrën e madhe.