Njerëzit që pëlqejnë çokollatën kanë arsye për të qenë më të mençur!

Kuriozitete

Lajme të mira për ata që pëlqejnë çokollatën, vijnë në një ditë kur çokollatat hahen me shumicë. Studiuesit kanë konkluduar se ka një lidhje mes performancës së mirë dhe çokollatës. Ata kanë parë se jnjerezi që hanin rregullisht çokollatë (janë testuar 926 njerëz të moshës 23-98 vjeç) kishin funksione më të mira të trurit.

Kujtesa e tyre funksiononte më mirë, reagimet ishin më të shpejta dhe gjendja mendore më e shëndetshme.

Niveli i lartë I flavanolit , çka mundëson gjithë këtë, gjendet më shumë në çokollatën e zezë dhe më pak në atë me qumësht. Funksione të përafërta kanë edhe çaji, vera e kuqe dhe disa fruta si rrushi dhe molla.