Njihuni me telefonin inteligjent me ar dhe titan

Kuriozitete

 

Gresso-Regal-Black-7
Kompania “Gresso” ka prezantuar telefonin e tij më të fundit shumë të shtrenjtë, i quajtur “Gresso Regal Black”.
Ky është një telefon inteligjent luksoz i krijuar me titan dhe ar 18 karat. Telefoni vjen me një ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, 2GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera ballore 5 megapikselë.
“Gresso Regal Black” vjen në tri versione. “R1” vetëm me titan kushton 3000 dollarë, “R2” i larë me ar të bardhë 18 karat kushton 5000 dollarë, dhe “R3” i larë me ar 18 karat në ngjyrë të verdhë. Deri më tani janë krijuar vetëm 999 njësi, të cilat do të shiten në një kuti me lëkurë të zezë.

tel3

tel3

tel3