Njihuni me vogëlushen ruse më të bukur në botë

Kuriozitete

Alina Yakupova, një vajzë gjashtë vjeçare nga Moska që ndiqet nga më shumë se 22 mijë ndjekës është shpallur si “Vogëlushja më e bukur në botë”! Portreti ëngjëllor i vajzës ka bërë për vete miliona njerëz mbarë botën, sepse Alina ka filluar që në moshën 4-vjeçare të modelojë për revistat më në zë, si Grazia, Instyle etj.

Që në moshë fare të vogël, vogëlushja me kaçurrela bjonde, sy bojëqielli dhe buzëqeshje rrëzëllitëse, ka treguar se është jo vetëm një fëmijë i bukur, por edhe e talentuar dhe e prirur për të shkëlqyer në fushën e modelingut.