Paolo Fox ka lajme të mira për të gjitha shenjat në datat 14-20 dhjetor

Kuriozitete

Dashi: Ndryshe nga herët e tjera, të lindurit në shenjën e Dashit do të jenë këtë javë më tolerantë se zakonisht, sidomos në aspektin sentimental. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë të shenjës, do të jenë shumë të përkushtuar ndaj partnerit. Këtë javë do të renditeni mes radhëve të shenjave të mesit, në vend të pestë.

Demi: Zhvendosja e planetëve drejt shenjave të ajrit, që do të bëhet edhe më e theksuar në janar të vitit 2021, do të ndikojë që të lindurit nën shenjën e Demit të reflektojnë më shumë se zakonisht. Do të vërehet gjithashtu një ndryshim në sjelljen e tyre në marrëdhënie me të tjerët. Për këtë javë ju takon vendi i gjashtë.

Binjakët: Do të jeni gjatë këtyre ditëve të prirur për të bërë një jetë mondane. Do të ndjeni dëshirën për t’u argëtuar dhe do të organizoni darka me miqtë e ngushtë dhe me të dashurin e zemrës. Me pak fjalë, argëtimi do të jetë i sigurt. Edhe juve do të renditeni mes shenjave të mesit, në vend të katërt.

Gaforrja: Edhe pse ju presin akoma 40 ditë të vështira, ju të lindurit nën shenjën e Gaforres mund të merrni më në fund frymë të lehtësuar. Binomi Jupiter-Saturn nuk do të ndikojë më negativisht në jetën tuaj. Në ditët në vazhdim do të merrni lajme të mira. Këtë javë ju takon vendi i tetë.

Luani: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin profesional. Do t’ju duhet të bëni durim, derisa situata të zhbllokohet. Falë mbështetjes së Venusit nuk do ta humbisni entuziazmin. Mos ndërmerrni iniciativa të rëndësishme gjatë këtyre ditëve në çështjet ekonomike dhe të punës. Këtë radhë do të mbani vendin e 12-të.

Virgjëresha: Nëse deri javën e kaluar planetët ishin radhitur në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, tani do t’ju duhet të lodheni më shumë për të arritur rezultatet e mëparshme. Nëse doni që të keni sukses, duhet t’i shtoni përpjekjet dhe të reagoni shpejt. Virgjëreshat këtë herë do të pozicionohen në vend të shtatë.

Peshorja: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshores. Venusi i vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Akrepit do t’ju ndikojë për mirë, duke ju dhuruar shumë fat në dashuri. Tashmë do të fitoni qetësinë e humbur. Më të pasionuarit pas artit do t’i kushtojnë atij një vëmendje të veçantë në fundjavë. Këtë herë ju takon vendi i tretë.

Akrepi: Kjo do të jetë për ju një javë e paqëndrueshme në sferën e dashurisë. Venusi do ta lërë shenjën tuaj për t’u pozicionuar në të Peshores. Dhe si të mos mjaftonte kjo, edhe Plutonin do ta keni në prapavijë. Kjo vendosje e planetëve do t’jua bëjë më të vështirë komunikimin në çift. Shenja juaj do të renditet në vend të dhjetë.

Shigjetari: Gjithçka do të shkojë më së miri në sferën profesionale për të lindurit e kësaj shenje. Aty nga pjesa e dytë e javës do të marrin zgjidhje disa çështje të mbetura pezull. Mërkurin do ta keni aleat, prandaj veproni me maturi, në mënyrë që të mos gaboni. Këtë herë ju takon vendi i dytë.

Bricjapi: Yjet ju këshillojnë që të ecni me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Me zhvendosjen e Jupiterit nga shenja juaj në atë të Ujorit, do të kuptoni se duhet të bëni shumë ndryshime në jetën tuaj. Do të kuptoni dhe cilave gjëra duhet t’u jepni përparësi, qoftë kur bëhet fjalë për çështje personale apo profesionale. Do të hapet për ju një kapitull i ri. Shenja juaj do të jetë në vend të nëntë.

Ujori: Do të hapen përpara jush perspektiva të reja. Zhvendosja e binomit Jupiter-Saturn në shenjën tuaj do të ndikojë që të keni të reja interesante, si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Tani më shumë se kurrë mund të shpresoni se gjërat do të shkojnë mirë, pasi jo më kot do të mbani vendin e parë.

Peshqit: Kjo do të jetë një javë e vështirë për të lindurit nën shenjën e Peshqve. Gjërat nuk do të shkojnë ashtu si doni dhe do t’u shfryheni me pa të drejtë miqve më të afërt. Do të bëheni tekanjozë dhe komunikimi me ju do të jetë i vështirë. Dashuria do të kalojë në plan të dytë. Këtë herë shenjës suaj i takon vendi i 11-të.