Patët probleme me Instagramin? Ja përse u bllokua!

Kuriozitete

insta
Ditën e djeshme, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni, patën probleme të logoheshin.  Për disa minuta, rrjeti social më i përdorur hasi probleme me serverin dhe asnjë nga përdoruesit nuk kishte akses.“Na vjen keq, diçka nuk shkon si duhet, provoni më vonë”-ishte mesazhi që përdoruesit lexuan, teksa tentonin të hapnin aplikacionin.

harta

Edhe përse u mbyll për disa minuta, përdoruesit u alarmuan dhe iu drejtuan “Facebook” apo “Twitter”, për të parë nëse edhe të tjerët po hasnin të njëjtat probleme me ta.Sipas hartës së bërë publike, zonat që u prekën më shumë nga “zija disa minutëshe” e Instagramit ishin Amerika, Britania e Madhe, si dhe një pjesë e Europës.Por lajmi i mirë është se gjithçka është në normalitet tani dhe gjithkush nga ne iu rikthye jetës virtuale!