Përreth botës për vetëm dy orë, brenda një dekade do ndodhë çmenduria

Kuriozitete

cxvfghh

Boeing ka premtuar të bëjë aeroplanët hipersonik për pasagjerët, një realitet – dhe thotë se diçka e tillë mund të ndodhë brenda një dekade.

Avionët hipersonikë , fluturojnë deri në 3.800 km për orë dhe mund të lejojnë pasagjerët të ulin në mënyrë dramatike kohën e udhëtimit shkruan albeu.com.

“Unë mendoj se në dekadën e ardhshme ju do t’i shihni ato të bëra realitet”, tha për CNBC në Paris Air Show, kryetari dhe CEO i Boeing, Dennis Muilenburg.

Megjithatë, ai pranoi se firma ende duhet të provojë se ka mjaft njerëz që mund të përballojnë bileta për ta bërë atë shërbim të vlefshëm.

“Por ne shohim inovacione të ardhshme ku mund të lëvizni rreth botës edhe për vetëm dy orë”-shtoi gjithashtu Mulenburg.