Përse çdo tre ditë duhet të konsumojmë brokoli?

Kuriozitete

boximage 1 780x439

Nëse rregullisht hani këtë perim, mund të ulni rrezikun e sëmundjes së zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa llojeve të kancerit, ka treguar studimi i ri. Flavonoidet, të cilat gjenden në këtë “superushqim” ndihmojnë trupin në luftën kundër sëmundjeve, thonë shkencëtarët.
Me konsumimin e brokolit një herë në tri ditë mund të forconi sistemin imunitar dhe të eliminoni inflamacionet.
Njerëzit, ushqimi i të cilëve përbëhet nga artikujt te pasur me fenol, kanë më pak rrezik nga sëmundjet inflamatore. Fenoli është pashije dhe i qendrueshem, që do të thotë që nuk e shkatërron temperatura e lartë.
Kur i hamë, trupi i absorbon dhe i dërgon në pjesë të caktuara të trupit dhe i perqendron në mëlçi. Ato pastaj përhapen nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe zvogëlojnë inflamacionet me aktivitetin antioksidant.
Organizmi i njeriut vet nuk prodhon fenol, gjë që do të thotë që e marrim nepermjet ushqimit.