«Shqisa e gjashtë» e çdo shenje horoskopi/Pjesa e parë

Kuriozitete

horokshqaiasa1

Edhe nëse nuk besoni në fenomenet e mbinatyrshme, nëse do t’ju pyesnim rreth “shqisës suaj të gjashtë” e sigurtë që do e kishit një përgjigjie! Të gjithë njerëzit besojnë se e kanë një aftësi psikike, aftësi e cila i bën ata të veçantë e unikë ! Nuk po flasim për aftësinë e të parit fantazma apo të folurit me njerëzit që kanë ndërruar jetë, por për aftësi më të thjeshta ! nëse ende nuk e keni zbuluar tuajën, Living ju vjen në ndihmë ! Mjafton shenja juaj e horoskopit, dhe yjet parashikojnë se çfarë jeni në gjendje të bëni :
Dashi
Ju keni një aftësi psikike të lindur që të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Shumica e miqësive, marrëdhënieve dhe mundësive tuaja më të mira vijnë si rezultat i kësaj aftësie.
Demi
Si e kuptoni ju përkufizimin e fjalës “kufij” nuk e kupton asnjë shenjë tjetër. Për ju është shumë e lehtë të dini se deri ku i keni kufijtë e te mos i kaloni , ashtu si ua bëni të ditur këtë gjë edhe njerëzve të tjerë ! Jeni me këmbë në tokë, nuk prisni nga të tjerët, ndaj jeni shenja e zodiakut që zhgënjeheni më pak .
Binjakët
Aftësia juaj psikike lidhet me fushën e komunkimit. Të gjithë mund të flasin, por shumë pak komunikojnë. Ky proces është një art me vete. Ju keni aftësinë për të bindur të tjerët, dini të argumentoni dhe të merrni gjithçka doni vetëm me forcën e fjalës.

Klikoni ne faqen e dyte
Gaforre
Ju keni një aftësi instinktive për të parashikuar të ardhmen. Keni një intuitë shumë të zhvilluar dhe gjithmonë duhet t’i besoni parandjenjave e përshtypjeve tuaja. Rrallë mund të gaboni.
Luani
“Shqisa juaj e gjashtë” lidhet me nuhatjen e situatave, e kur themi këtë e kemi fjalën për kuptimin e dytë. Si një grabitqar që jeni, ju ndjeni për së largu, situatat e rrezikut dhe keni aftësi shumë të mira menaxhuese .
Virgjëresha
Njësoj si shenja e gaforres dhe virgjëresha ka intuitë të zhvilluar dhe ka aftesine te shohe pertej “shfaqjes se pare” te njerezve. Nese keta te fundit duan qe t’ju tregojne vetem nje pjese tyren ,e kane te kote. Ju keni aftesine t’i çkodoni dhe t’i analizoni njerezit sikur te ishin kavje laboratori! E frikshme apo jo ?? Burimi:DAVID WOLFE/LIVING