Shtëpia-shkëmb në Alpet e Zvicrës

Kuriozitete

 

163327
Shumë njerëz ndoshta nuk do ta pëlqenin idenë e të jetuarit në një shkëmb apo guvë të dizenjuar si shtëpi, por ja që ka krijues që kanë “shpikur” edhe vendbanime të tilla.

Dizenjatorë të aftë kanë mundur të ndërtojnë shtëpi-shkëmb ose më saktë shtëpi që ka formën e një shkëmbi.

Nga jashtë kabina e drurit duket si një shkëmb i bardhë i madh, por nga brenda është një shtëpi komode dhe e ngrohtë.

Shtëpia-shkëmb është e ndërtuar në alpet e Zvicrës dhe ka brenda krevat, tavolinë, sobë për ngrohje etj.

Shtëpia është ndërtuar nga Verbier 3D Foundation dhe ideja e saj është të jetosh totalisht i fshehur nga bota e jashtme, një kamuflim modern dhe mjaft komod.

163328

163328

163328

 

163328