Si u ndryshoi jeta pasi fituan llotarinë?

Kuriozitete

Mickey fitoi mbi 10 milion paund dhe i shpenzoi të gjitha në ar dhe festa! Ai bleu gjithashtu një vilë të madhe por paratë mbaruan shpejt. Ai e shiti vilën për të paguar borxhet dhe sot punon si pastrues. “Nuk pendohem” – është shprehur ai.

Karl është komplet rasti i kundërt. Ai i investoi të gjitha paratë dhe më vonë arriti të fitonte dyfishin e tyre.

Jane Park është më e reja në moshë e cila ka fituar një llotari pasi ishte vetëm 17 vjeç. Të gjitha paratë i shpenzoi në veshje dhe bizhuteri por pas 4 vitesh, jeta e saj nuk ishte më e njëjta. Ajo donte t’i padiste drejtuesit e llotarisë pasi u përball me shumë paragjykime, kërcënime dhe urrejtje. “Më mirë mos t’i kisha fituar kurrë” – është shprehur ajo.