Tani Wi-Fi edhe në Hënë

Kuriozitete

tani-wifi-edhe-ne-hene

Nuk është gjetur akoma mënyra më efikase për të dërguar njerëzit në Hënë, por një gjë është e sigurtë; kur ata të shkojnë atje, do të kenë internet ‘wireless’! 🙂

Ky është me të vërtetë një zhvillim shumë i bukur, i bërë i mundur nga hulumtuesit e NASA-s në bashkëpunim me ata të Institutit Teknologjik të Massachussetts-it (MIT). Këta hulumtuesa kanë gjetur një mënyrë perfekte për të rrezatuar lidhje interneti nga Toka në Hënë.

A nuk është ky një nga novacionet më të bukura? Imagjino veten në një kolltuk, duke parë Netflix, apo duke lexuar lajmet më të fundit…në Hënë!!!

Për të realizuar këtë projekt, skuadra ka përdorur një metodë rrezatimi, duke e kontrolluar atë nga një bazë në shtetin New Mexico të SHBA-së duke përdorur teleskopa dhe lazera.

Hulumtuesit kanë arritur të lidhin internetin me shpejtësi të njëjtë me shpejtësinë mesatare që ka shumica e popullsisë sot.