Të famshmit që kanë lindur të pasur

Kuriozitete

166487
Fama shpesh është ajo që shumë personave ju ka sjellë dhe një mënyrë të mirë jetese. Për disa ajo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhurat, por për disa të tjerë kjo është thjesht një trend për të qenë të njohur.

Gjatë jetës së tyre kemi të famshëm që më parë mund të kenë ushtruar ç’dolloj profesioni pë të siguruar të ardhura, por kemi dhe nga ato të cilët i janë gëzuar një jetë të mirë dhe të pasur që kur kanë qenë të vegjël.
Pjesë e listës së të famshmëve që kanë lindur të pasur janë;

Julia Louis-Dreyfus
E lindur me emrin e gjate si Julia Scarlett Elizabeth Louis-Dreyfus, është një trashëgimtare e Shërbimeve të Energjise Louis-Dreyfus. Të ardhurat neto vlerësohen me një vlerë prej 3 miliard $.

Adam Levine
Këngëtari i grupit “Maroon 5”, Adama Levine ka lindur ne një familje te pasur, ku babai i tij është themelues i zinxhirit të shitjeve me pakicë të veshjeve, M.Fredric.

Jordin Sparks
Jordin Sparks doli në qendër të vëmendjes kur ajo fitoi sezonin e gjashtë të American Idol. Babai i saj është një ish-lojtar i NFL që bëri miliona gjatë fëmijërisë se Jordin dhe mamaja e saj ishte një sipërmarrëse.

Miley Cyrus
Babai i saj, Billy Ray Cyrus, bëri një pasuri të tërë si një këngëtar “Country” i suksesshëm para se ai të kishte fëmijë. Mesa duket, ai përdori paratë dhe lidhjet e tij për të ndihmuar Miley-n të ndërtojë perandorinë e saj si “Hannah Montana” në Disney Channel.

Lady Gaga
Lady Gaga ulet në majë te perandorisë së saj miliona dollarësh sot, por ajo e ka jetuar jetën e shtrenjte edhe para se suksesi i saj personal te vinte. Babai i saj, Joseph Germanotta, zotëron një kompani që instalon ëi-fi në hotelet zinxhir, me një vlerë neto prej më shumë se 220.000.000 $.

Angelina Jolie
Nëna e Jolie, Marcheline Bertrand dhe babai Jon Voight ishin aktorë te pasur përpara se ajo te vinte në jete. Edhe pse ajo ka një marrëdhënie të trazuar me babain e saj, Jolie u rrit në një jetë të mbushur me privilegje ekstreme. Sot, ajo nuk jeton me familjen e saj te lindjes dhe ka te ardhura personale me një vlerë neto prej 140.000.000 $.

Anderson Cooper
Prezantuesi i lajmeve për CNN, Anderson Cooper, ka te ardhura neto ne një vlerë të llogaritur prej 100 milionë dollarë për të gjithë punën e tij si një korrespondent lajmesh dhe gazetar investigativ. Por Cooper u rrit në një jetë te rehatshme të dhënë nga nëna e tij, Gloria Vanderbilt, ku të ardhurat neto janë llogaritur në gati 200,000,000 $ sipas Celebrity Worth Net.

Lana Del Rey
Babai i Lana Del Rey është një biznesmen i suksesshëm i cili themeloi Web Media Properties. Kompania miliona-dollarësh financoi 40.000 $ në vit arsim privat per Del Rey-in. Sot, këngëtarja pohon se ajo është një sukses i “bërë-vete”. Ajo përdori krijimtarinë e saj, dhe jo paratë e babait për të arritur në maje.

Psy
Ju mund të mbani mend hit-in e Psy, “Gangnam Style”. Video e tij ne YouTube mblodhi mbi dy miliardë shikime. Shikime te cilat sollën më shumë se 8.000.000 $ te ardhura. Pak njerëz e dinë se babai i tij është kryetari ekzekutiv i “DI Corporation”, dhe nëna e tij zotëron një restorant popullor.

Jennifer Aniston
Jennifer Aniston e njeh Hollywood-in shumë mirë. Prindërit e saj, John Aniston dhe Nancy Dow, kishin karriera të suksesshme dhe i dhanë vajzës se tyre jetesën më të mirë të mundshme. Pavarësisht prindërve të pasur, Aniston ka qenë gjithmonë një person që është mbështetur në të ardhurat personale dhe ajo e bëri vet rrugën e saj deri ne majë.