Temperaturat ekstreme që do të prekin gjithë vendin

Kuriozitete

tempdemore

Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe ngricave. Mot i kthjellët por shumë i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë, kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.