Trendet e marketingut për vitin 2020

Kuriozitete

Mediat sociale ndryshojnë shpesh. Ndaj është e rëndësishme të njohim e të përditësohemi në cdo kohë.

Ndërtimi i një lidhjeje origjinale me audiencën tuaj në internet përmes informacionit të duhur dhe argëtues është gjithmonë standardi i artë në median sociale. Ja disa prej tendencave kryesore të mediave sociale në vitin 2020.

1- TIK TOK

TikTok ka 1.5 miliardë përdorues dhe do të vazhdojë të rritet në vitin 2020. Ky aplikacion, që shumë besojnë se është i ngjashëm me Vine mund të huazojë popullaritetin e saj. Pika kryesore e TikTok është të ndajë që janë humoristike dhe pozitive dhe që i bëjnë njerëzit të qeshin. Shumë meme dhe këngë janë bërë të njohura për shkak të TikTok dhe tendenca vetëm do të vazhdojë përgjatë 2020.

2- Do të rritet koha e shikimi të videove

Sasia aktuale e kohës së kaluar duke parë video në internet është 84 minuta. Nje studim raporton se do të rritet vetëm deri në 100 minuta deri në vitin 2021. Përdoruesit kalojnë mbi 21 ditë në vit që duke parë video, më së shumti në celular.

3- Blerje nëpërmjet rrjeteve sociale

78% raportojnë se përdorin Facebook për të zbuluar dhe gjetur produkte të reja për të blerë. 30% thonë se janë të gatshëm të blejnë në platforma si Facebook, Twitter dhe Instagram.

4- AI dhe Chatbot

Përdorimi i inteligjencës artificiale dhe programimit Chatbot për të ndërvepruar me klientët aktualë dhe potencialë do të vazhdojë të rritet si një metodë komunikimi në median sociale. Postimi i lidhur më parë me AddThis tregon se 70% e përdoruesve të mediave sociale do të blinin një produkt përmes një dritareje mesazhi ose chatbot.