Varianti ‘nuk mjaftohem më me një trëndafil’: Sa kushton Shën Valentini i tyre?

Kuriozitete

sh valnt
Po po, dashuria kushton dhe goxha shtrenjtë madje. Në një studim të kryer kohët e fundit mbi shqiptarët dhe Shën Valentinin rezultoi se Shqiptarët nuk janë më ata të dikurshmit dhe nuk mjaftohen më me një trëndafil. Më poshtë keni të renditura disa nga dhuratat më të zakonta që jepen në këtë ditë dhe bashkëngjitur dhe çmimin e tyre dhe na duhet t’a pranojmë që nuk është pak!

trendafila
1. Lule
Përgjithësisht në këtë ditë lulet më të zakonta janë trëndafilat e kuq dhe kostoja mesatare e një buqete me rreth 20 trëndafila përfshirë dhe paketimin kushton rreth 5,000 lekë.

masazhe
2.Paketa në çift SPA.
Kjo është një dhuratë e mirë menduar dhe mjaft efektive. Kostoja e saj shkon nga 4,000 lekë deri në 6,000 lekë për dy persona.

veshjeeee
3.Veshje. 
Këto po që janë të preferuarat e femrave dhe dijeni se nuk do të pranojnë asgjë nën koston e 5,000 lekë.

darke romantike
4. Darkë romanike për dy.
Një darkë romantike në restorante elegante dhe me muzikë live. Këtu, rrumbullakoseni një shifër prej 10,000 lekë.

udhetime
5.Udhëtime tre ditore jashtë ose brenda Shqipërisë.
Përgjithësisht në këtë periudhë nëse jeni mjaftueshëm me fat mund të gjeni mjaft paketa turistike me ulje në destinacione të ndryshme. Paketat variojnë nga 150-250 euro/personi për 3 ditë.

bizhu
6.Bizhuteri.
Bizhuteritë janë miqtë më të mirë të femrave apo jo? Miq që shpesh e kanë një faturë nga mbrapa dhe goxha të shtrenjtë. Përgjithësisht për bizhuteritë çmimet vriojnë ng 500-1000 euro.