Victoria Beckham zgjeron ‘perandorinë’ e saj: Së shpejti në treg me…

Showbiz

victoria black
Linja e re e produkteve kozmetike nga Victoria Beckham do ndodhë në vjeshtën e këtij viti. Duhet të dini që nuk bëhet fjalë vetëm për tualete minimaliste. Do të ketë tualete, produkte për mirëmbajtjen e lëkurës, parfume dhe produkte të shëndetshme.

“Dua që të kujdesem për femrat si brenda dhe jashtë, duke i sjellë kështu mundësinë për të pasur tualete, produkte për mirëmbajtjen e lëkurës, parfume dhe produkte të shëndetshme që unë vetë mendoj se duhet t’i kem në jetën time”, tha Victoria. Dizenjuesja gjithashtu zbuloi se produktet nuk do të mund t’i gjejnë në dyqanet e zakonshme, por do shiten nëpërmjet faqes së saj ‘VictoriaBeckham.com’. Sipas saj, e gjitha kjo nuk është diçka e re, por gjithmonë do të jetë në kontakt me konsumatorët në mënyrë që të dijë se çfarë kërkojnë ato.