Surpriza e ditëlindjes për Almedën nuk mund të ishte më e bukur se kaq!

Showbiz

almeda aks
Ditën e djeshme bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi festoi 27-vjetorin e lindjes.Gjatë gjithë kësaj dite Almeda ka marrë urime të shumta nga gjithë të afërmit dhe miqtë e saj. Por duket se surpriza më e bukur për të është rezervuar për mbrëmjen e kësaj të mërkure. Bashkëshorti i saj, Tolgahan Tsayisman, së bashku me familjarët dhe miqtë më të mirë kanë përgatitur një surprizë të veçantë.

Në fakt duket se në këtë festë nuk kanë munguar as miqtë e saj nga Shqipëria, një ndër ta balerina, Isida Mollaymeri, që ka publikuar pak momente nga festa. Në video shihet Almeda kur hyn në lokal përkrah Tolgahan dhe habitet kur sheh të gjithë bashkë teksa këndojnë këngën e ditëlindjes për të. Me siguri kjo duhet të mbetet gjatë në kujtesën e Almedës si një nga surprizat më të bukura, duke qenë se ky vit është dhe mjaft i veçantë për të, sepse shumë shpejt pret që të bëhet nënë për herë të parë.

alm