Young Zerka rikthehet në skenë, pas disa muajsh pauze!

Showbiz

zerka song
Gjithmonë është veçuar për stilin e tij të veçantë dhe prej fillimit e deri më sot ka arritur të qëndrojë në krye të listës së këngëtareve të preferuar të publikut shqiptar. Bëhet fjalë për Young Zerkën, i cili muajt e fundit nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë. Në fakt duket se ky ka qenë një vendim i vetë artistit, për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë. Këngëtari ka treguar se që në tetor të muajit të kaluar vendosi të bënte një pauzë nga koncertet, shfaqjet dhe emisionet për të realizuar disa projekte të reja. Ai ka bërë një postim në ‘Instagram’, në të cilin ka zbuluar se në mars do të rikthehet sërish për fansat e tij.

Screenshot 13 11 e1550088451300

“Kam zgjedhur që pasionin ta kthej në profesion, duke luftuar, sakrifikuar, ndonjëherë edhe duke mos marr plotësisht atë çfarë kam pretenduar! E në fund të fundit kur sheh njerëz që të duan e të vlerësojnë, kur shoqërohesh nga duartrokitjet, çdo mërzitje shuhet! Kam vendosur që nga tetori i shkuar të bëj një pauzë nga gjithë koncertet, shfaqjet, emisionet për t’u fokusuar në realizimin e shumë projekteve të reja me shumë bashkëpunëtorë. E në mars do jemi sërish bashkë, afër jush, për ju! Kemi rreth 10 projekte të reja që do t’i shihni në muajt në vazhdim! Jeni frymëzimi im! I juaji… Y.Z”, – ka shkruar këngëtari. Nuk dihet se cilët do të jenë bashkëpunimet për të cilat Young Zerka flet, por me siguri do të rezultojnë mjaft të suksesshëm.