Elgit Doda i tregon dashurinë Kleas me gjestin e përjetshëm…

Showbiz

elgit klea
Të gjithë e kemi vënë re pasionin e Elgit Dodës për tatuazhet. Këngëtari dhe kantautori ka disa të tillë në trupin e tij dhe me sa duket të gjithë kanë një kuptim të veçantë. Pak ditë më parë ai zbuloi kuptimin e tatuazhit që mbante në krah. Nëpërmjet tij ai tregonte dashurinë dhe lidhjen e fortë me muzikën.

Screenshot 44

Por tatuazhi që ka bërë së fundmi është edhe më domethënës. Në dorën e tij ai ka bërë shkronjën e parë të emrit të partneres së tij , Kleas. Një ‘K’ e madhe e cila zë një pjesë të madhe të dorës e shoqëruar me zemër dhe kurorë. Me sa duket Elgiti është i dashuruar kokë e këmbë, prandaj ka zgjedhur që emrin e Kleas ta mbajë përjetësisht në trup.

Screenshot 43