Arbenita tashmë bëhet pjesë e projekteve të Feros!

Showbiz

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli prej disa kohësh janë në një marrëdhënie. Tashmë veç lidhjes së dashurisë ka ardhur koha që çifti të bashkëpunojë! Nëpërmjet një postimi në Instagram Fero na ka treguar se Arbenita do të jetë pjesë e videoklipit të tij më të ri. Ku i dihet ndoshta Arbenita, mund ta mendoj seriozisht tashmë ti futet edhe muzikës.Kënga do të titullohet “Ride or Die” dhe do të publikohet së shpejti.Ky është klipi i parë që Fero realizon me personin që i rrëmbeu zemrën dhe ne mezi po e presim!