Yjet që janë pjesë e librit të rekordeve “Guinness”

Kuriozitete

rekodguinesvip
Libri i rekordeve të “Guinness”-it botohet çdo vit që nga viti i largët 1955, ndërsa në të paraqiten arritjet më të mëdha, më të vogla, më interesante dhe më bizare. Ky libër është shpallur si më i shituri i të gjitha kohërave, ndërsa është interesant se kapitujt më të lexuar të librit, janë ato me figurat e famshme.

Shakira, e cila famën e ka arritur më 2002 me hitin “Whenever, wherever”, ka arritur të futet në këtë libër falë 100 milionë adhuruesve në “Facebook”.

Këngëtarja Beyonce ka arritur të siguroj një vend në këtë libër me albumin e saj të pestë, i cili për tri ditë ishte shitur në 828.733 kopje.

Miley Cyrus është futur në këtë libër, për faktin se është personi më i kërkuar në internet, sidomos pas performancës së saj në ceremoninë e çmimeve “MTV” më 2013.

Katy Perry është bërë figura e parë e famshme që ka tubuar mbi 56 milionë adhurues në “Twitter” dhe kështu ka hyrë në librin e Guinisit.

Rekordi i reperit Eminem është shumë i pazakontë. Ai ka siguruar një vend në këtë libër, pasi kënga e tij “Rap god”, në vete përmban më së shumti fjali nga të gjitha këngët. Për 6 minuta e 4 sekonda sa zgjat kënga, në të janë futur 1560 fjali.