Zbulohen 17 piramida dhe 1.000 varre të lashta në Egjipt

Kuriozitete

160152
Studiuesit kanë njoftuar se përmes imazheve të satelitëve kanë mundur të zbulojnë edhe 17 piramida të panjohura deri më tani.

Gjithashtu, ata kanë zbuluar edhe 1.000 varre dhe 3.000 vendbanime që në lashtësi.

Një ekip nga Universiteti i Alabamës ka analizuar imazhet satelitore të tokës që janë bërë me rreze infra të kuqe, të cilat mund të nxjerrin në pah materiale të ndryshme nën tokë.

Gërmimet testuese kanë konfirmuar zbulimet e marra nga studimi satelitor.

Disa nga këto zbulime ndodhën në zonën arkeologjike të Sakaras.

Autoritetet egjyptiane tashmë janë të bindur se zona e Sakaras është një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt.